Sunday, May 20, 2012

Wednesday, 08 February 2012 16:05

Pashket ne Ishullin e Kretes 14-18 prill Featured

Vleresojeni Kete Produkt
(7 votes)

PASHKET NE KRETE

Udhetim me avion Tirane-Heraklio-Tirane

4 Nete/5 Dite  ne Krete

14 – 18 Prill

Cmimi: nga 439 euro
6 Vende te lira

Mengjes+Darke ose All Inclusive (sipas zgjedhjes)

Kreta eshte nje nder ishujt me siperfaqe me te madhe dhe nje nder me te populluarit ne Greqi. Ndodhet ne pjesen jugore te detit Egje qe ndan detin Egje me detin e Libise. Ka afro 600.000 banore. Kreta eshte nje pjese e rendesishme e ekonomise Greke e trashegimise kulturore, duke qene se mban vlerat kulturore vendase. Ajo ishte qendra e qyteterimit Minoan me kulture te larte, dhe qe ka ndertuar pallatet e para ne Europe. Gjuha e folur ka nje dialect Kretan me nje fjalor specific. Kreta eshte nje nder destinacionet me te vizituara ne Greqi. Klima ne Krete eshte kryesisht e bute. Atmosfera eshte disi e lagesht ne varesi te  afersise me detin.

Programi

Dita 1 : 14 Prill E shtune

Nisja me avion nga tirana ne 07.00 . Mberritja ne Heraklio 10.10 (ore lokale ne Greqi)

Pritja nga partneret tane, transferte me autobuz neper Hotele. Marrja e Dhomave. Kohe e lire. Darka ne Hotel. Mbas darke kohe e lire te assistuar nga guida vajtje me transport publik ose taksi ne qender te qytet.

Dita 2 : 15 Prill  E diele 

Pas mengjesit ne Hotel Dite e Plote Tour: AGHIOS NIKOLAOS –ELOUNDA –PLAKA (Kreta Lindore)

Vizite e qytetit te mrekullueshem te  Aghios Nikolaos.
Agios Nikolaos
eshte nje qytet I vogel piktoresk qe ka emrin e mbrojtesit te shenjte te peshkatareve. Porti dhe laguna jane qendra me terheqese per turistet te rrethuara nga shtepite e vogla, dhe rrugicat e ngushta ku mund te sorollateni.

Do te vazhdojme ne Elounda, nje fshat i vogel piktoresk dhe me tutje ne fshatin peshkatar Plaka  midis ishullit te Spinalonges  ku ne mund te shojiojme pamje te mrekullueshme te natyres dhe gjithashtu nje dreke me menu mishi ose peshku ne tavernat aty prane.

Ne se dikush deshrion te kalos ishullin mund te behet me nje pagese 8 Euro/person per anijen dhe 2 euro/person bilete hyrje.

Dreka Suplement : Menu peshku ose Mishi : + 15,00 euro per/person

Dita 3: 16 Prill  E Hene

Pas Mengjesit : Transferte me autobuz ne Qytetin e vjeter  HERAKLION

Nje dite shume interesante do te kaloni ne kryeqytetin e Kretes, Heraklion.
Eshte nje qytet me monumente te shumta arkeologjike. Keto monumente deshmojne per nje zone me nje pasuri te madhe kulturore te periudhave Bizantine,  Minoane dhe Venedikut. Historia e saj e pasur, klima meshdhetare, bukurite e shumta natyrore dhe monumentet arkeologjike bejne qe te jete nje nder vendet ideale per pushime.

Cfare do te vizitoni gjate kesaj dite:

  • Kisha Shen Minas, ndertuar ne 1862, eshte nje nga kishat me impresionuese persa I perket pozicionit dhe madhesise.
  • Kisha Shen Titus, mbrojtesi I I Ishullit, dikur nje tempull Bizantin, ka pesuar ndryshime te medha gjate periudhave te ndryshme deri ne shkaterrim te plote nga termeti 1856. U rindertua ne 1872.
  • Loggia (Klubi I aristokrateve) ndertuar ne vitin 1626 gjate periudhes se sundimit Venecian.
  • Akuariumi Thalassokosmos eshte nje vend interesant per te vizituar mbi 200 specie te botes nenujore nga me te zakonshmet tek ato me te rrallat. Gjithashtu krijesa te cuditshme dhe te frikshme do te gjeni ne anexet e ketij akuariumi. Nje nga specie me te rralla, qe ndodhet ne akuariumin e Kretes, eshte Hippocampus (kali I detit).

Pushim per dreke ne tavernat e kendshme tipike te cilat ndodhen pergjate bregdetit. pasdite kthimi ne hotel.

Dita 4: 17 Prill  E Hene

Kohezgjatja: 7 ore:

Pas mengjesit ne Hotel Dite e Plote Tour: RETHYMNO (Kreta perendimore)

Pergjate bregut perendimor ne rrugen tone ne Rethymno, ju ndoshta do te mendoni per rrugicat e ngushta , do te admironi perzirjen e kulturave Veneciane dhe Orientale, do te vizitoni keshtjellen veneciane, qytetin e ri me shumellojshmerine e kafeterive, lokaleve dhe dyqaneve.

Dita 5 : 18 Prill  E Marte

Pas mengjesit nisja me autobus ne drejtim te aeroportit.

Nisja me avion 10.40 per ne Tirane dhe mberritja 11.50.

Ne pakete perfshihen:

  • Udhetimi me avion direkt Tirane-Heraklion-Tirane
  • Transfertat me autobuz Aerport-Hotel-Aeroport
  • Akomodim ne hotel 4* (mengjes+darke) STAR BEACH HOTEL 4* Hersonissos
  • Ekskursionet me autobuz dhe guide sipas programit
  • Asistenca nga agjensia gjate gjithe programit.

Hotelete qe mund te Rezervohen:

Me poshte po ju prezantojme pershkrimin dhe Foto Galeri per Star Beach Hotel 4* HB

Hersonissos: Ndoshet vetem 50 m largesi nga deti me rere, dhe nga porti I Hersonissos. Ky hotel ofron pishina me hapesire te gjere me rreshkitese, ambient lojrash per femije, dhe parkim pa pagese. Kompleksi ofron dhoma me pamje spektakolare te detit. Ne restorantet e hotelit mund te shijoni ushqim te shumellojshem vendas dhe internacional. Ne hotel ndodhen restoranti kryesor, restorant Kinez, snack bar.

Tipet e dhomave:

  • Studio (2 te rritur)
  • Studio ( 3 te rritur + 1 femije)
  • Apartament me dy dhoma standarte (4 te rritur + 2 femije)
  • Apartament me dy dhoma superiore ( 5 te rritur + 1 femije)

Ne akomodim perfshihen; Kasaforte, ajer I kondicionuar, tharese floku, banjo, dush, Tv satelitor, telefon, ngrohese uji, balkon.

Lehtesirat e hotelit: Te pergjithshme: Restorant- Bar, recepsion 24 ore, ashensor, ngrohese, depozite valixhesh, dyqane ne hotel, ajer te kondicionuar, restorant (Buffe). Aktivitete: Fushe tenisi, qender fitnesi, sauna, masazh, ambient lojrash per femije, bilardo, tavoline tenisi, banjo turke, pishine e jashtme, pishine e brendshme.


Media

Lini nje Koment

Siguroni te keni shenuar (*) informacionin e nevojshem te kerkuar.