Thursday, February 23, 2012

Thursday, 26 January 2012 08:37

Festat e Marsit ne Paris

Vleresojeni Kete Produkt
(1 Vote)

images

Paris, 08-11 Mars 2012, 3 Nete/4 Dite

Cmimi 539 Eur / Person

Fluturim me Avion + Hotel 3 Nete + Ekskursione+Shetitje me anije ne Sene.

Nisja nga Tirana 12.30 me Alitalian

Nisja nga Parisi 18.00

Dita 1: 08 Mars (e Enjte)

Nisja nga Tirana me avion ora 12.30 dhe mberritja ne Paris 17.40.
Transferte nga aeroporti ne Hotel. Marrja e dhomave rreth ores 19.00. Darka e lire, ose te organizuar nga guida vajtje me metro ose taksi ne ndonje zone ku ka restorante te ndryshme.

Dita 2: 09 Mars (e Premte)


Shetitja me Anije. Ura e Alexandrit te III

Pallati i Madh i Ekspozicionit

Parisi gjate Nates

Pallati i Louver-it dhe Piramida

Pas mengjesit ne hotel nisja me autobuz ne:  Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Sheshi i Bastijes, Sheshi La Concorde, Kisha la Madlene, sheshi Vendome, opera Garnier, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes, Panteonin dhe perfundon ne Lagjen Latine.
Ne kete tour autobozi ndalon 20 – 30 min ne disa nga objektet per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 09.30 dhe mbaron 13.30 ne dreke. Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fast foode me cmime te ndryshme.

ora 16.00 shetije me anije ne lumin e Senes (Bileta e perfshire). Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit. 17.00 kohe e lire ose kthim ne hotel me metro.

Dita 3: 10 Mars (e Shtune)

Pas Mengjesit nisje me autobus ne drejtim te Muzeut te Louvrit. Bileta e hyrjes 10 Eur(falas deri ne moshen 18 vjec, duhet pashaporta me vete).
4-5 ore ne dispozicion per te vizituar kete Muze.
Pas vizites se Louvrit, nisje me metro ne drejtim te kodres Montmartre( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Pikaso.
Mbasdite kohe e lire ose kthim ne hotel me Metro te asistuar nga guida.

Dita 5: 11 Mars (e Diele)

Pas mengjesit dorezimi i dhomave, kohe e lire ose vizite Opera Garnier, Museu i Veteraneve ose la Defence me metro te aisituar nga guida.

15.30 Nisja me autobuz ne drejtim te aeroportit per te marre fluturimin ne oren 18.00

Ne pakete perfshihen:

  • 3 nete fjetje ne hotel me 3* me mengjes
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
  • Levizjet me autobus  ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
  • Shetitja me anije ne lumin e Senes
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia

Ne pakete NUK perfshihen:

  • Drekat dhe darkat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume (Luvri 9Eur+Kulla Eifel 13 Eur)
  • Nen moshen 12 vjec femijet hyjne Falas ne Luver dhe Versaje
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »

SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.

  • Shtesa e pageses per person te rritur ne dhome teke eshte 100 euro.
  • Cmimi per femije nen 12 vjec qe ndan dhome dyshe me 2 te rritur do te jepet me kerkese

Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
(Luvri 9Eur+Versaja15 Eur+Kulla Eifel 13 Eur)
Nen moshen 12 vjec femijet hyjne Falas ne Luver dhe Versaje

Per te rezervuar duhet:

  • Pasaporta
  • 50 % e cmimit te paketes